Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje nga raportimet është bërë e ditur që arritur të zë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, përcjellë InLajmi.
Por disa komentues si duket “nuk po e lënë rehat” Matoshin cilët e paragjykuan atë për lidhjes me futbollistin afrikan.
Gjithçka ka filluar në momentin kur humoristi Don Pifqi ka shpërndarë një fotografi përkrahëse ndaj Adriana Matoshit.
E më pas eskaloi ajo pasi që ndjekësit e sajë e fyenin për lidhjen me afrikanin.
Matoshi nuk ka kursyer një përgjigje të ashpër për shumë nga komentuesit, që e paragjykojnë atë për lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
Komenti i plotë i saj:
“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”/InLajmi/