21 persona kanë mbetur të vdekur në SHBA pas një stuhie të madhe dimri që përfshiu të gjithë jugun, transmeton InLajmi.
Si pasojë e rrjetit energjik të ngarkuar në Teksas po ashtu është njoftuar se ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
E kjo gjë i ka bërë që miliona njerëz të luftojnë me mungesën dhe përballjen e energjisë elektrike, kjo pasi që shumë rrallë ndodh që në këtë vend të ketë temperature kaq të ulëta.
Ka pasur ndërprerje të rrymës në Teksas, ku rrjeti energjetik ishte i mbingarkuar nga rritja e kërkesës.
Ndërkaq rastet e vdekjes konsiderohet të jenë në Teksas, Luiziana, Kentaki, Karolina e Veriut dhe Misuri, raporton BBC.
Po ashtu Shërbimi Kombëtar i Motit doli me një njoftim ku tregohet se stuhia më e këqe është ajo e zhvendosur në Teksas, ku 100 milion amerikan u paralajmëruan për një mot të tillë dimëror . /InLajmi/