Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, përcjell InLajmi
Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes
Postimi i plotë i PZAP-së:
Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.
Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.
Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.
Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.
Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:
Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;
Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;
Në fund ju informojmë se Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj./InLajmi/