Paris Hilton, 40-vjeç, ndonëse ka patur 3 fejesa të dështuara, sërish nuk ka hequr dorë duke kërkuar dashurinë.
Biondja bukuroshe, pikërisht në 40-vjetorin e saj, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fansat.
Ajo është fejuar me të dashurin e saj, sipërmarrësin Carter Reum, me të cilin është e lidhur prej më shumë se një viti.
Ajo ndarë imazhe intime nga propozimi romantik, ku ishin të dy të veshur me të bardha.
Çifti udhëtuan drejt një ishulli privat, ku Paris mori propozimin nga i dashuri, i cili u ul në gjunjë.