Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, u kërkua nga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të rritet numri i vëzhguesve në raporton InLajmi
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme ka treguar se për çertefikimin e rezultateve po punohet me 3 ndërrime.
“Qendrën për Numërimin e Rezultateve është e hapur nga 14 shkurti dhe do të jetë deri më certifikimin e rezultateve po punohet në tri ndërrime. Arritjet e para të materialit të ndjeshëm kanë ardhur më 15 shkurt. Nga procesi i pranimit jo të gjitha materialet kanë mundur të procesohen si të rregullta si mospërputhja e materialeve të karantinës. 4 fletëvotime të karantinës kanë shkuar dhe s’kanë mundur të procesohen si të rregullta”, tha ai.
Tutje Kryeshefi, Ahmetaj ka propozuar 4 rekomandime për miratim nga KQZ-ja.
“Rekomandimi i parë është që zarfet që nuk kanë nënshkrim të refuzohen, dhe 3 rekomandime janë për materialin nga karantina dhe tjetra është për rritjen e numrit të vëzhguesve në QNR për shkak se ka shumë aktivitete njëkohësisht”,tha tutje ai. /InLajmi/