216. 350 euro është gjithsej shuma e gjobave që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar ndaj partive politike për shkeljen e rregullave të fushatës dhe heshtjes zgjedhore.
Në këtë listë prin PDK-ja që u dënua me 66 mijë euro, ndërsa pas saj renditet AAK-ja me rreth 44 mijë euro, shkruan Klan Kosova
Emir Abrashi nga Democracy Plus thotë se subjektet janë në dijeni kur bëjnë këto shkelje, por marrin parasysh vetëm mundësinë e rritjes së numrit të votave.

















