Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrur vendim që të rinumërohen 12 vendvotime, raporton InLajmi
KQZ ka bërë të ditur se vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skënderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1).
Gjatë mbledhjes së KQZ-së u rekomandua po ashtu, që zarfet e fletëvotimeve me kusht që kanë mospërputhje të anulohen.
Ndërsa, rekomandimi i 2-të të gjitha zarfet e fletëvotimeve me kusht që vlerësohet se nuk kanë probleme të procesohen si të rregullta. /Inlajmi/