Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti gjatë ditës së enjte ka ftuar mbledhjen e Qeverisë, mbledhje kjo e paralajmëruar por që nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet, përcjellë InLajmi
Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit kjo është mbledhja e parë e thirrur nga Hoti.
“Agjenda e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës e datës 18.2.2021Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit”, thuhet në njoftimin nga Qeveria. /InLajmi/