Supjekti politik Aleanca Kosova e Re e ka konsideruar se procesi i numërimit të votave ka shkuar në rregull deri në momentin kur kanë filluar të numërohen votat e kandidatëve për deputetë, përcjellë InLajmi.
Ky subjekt kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku sipas tyre manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre.
Postimi i plotë i AKR-së
Rinumrimi i të gjitha kutive të votimit i pashmangshëm
Prishtinë, 18 shkurt – Aleanca Kosova e Re vlerëson lartë organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit.
Sipas AKR, procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputet.
Rinumërimi i votave në të gjitha kutitë e votimit, brenda partive në rastin tonë brenda listës së LDK-së, ku pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatët e AKR-së, të dala nga procesi zgjedhor i 14 shkurtit, është i pashmangshëm.
Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga Komisionerët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit.
Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në listën e LDK-së.
Andaj AKR, edhe një herë kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre.
Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve brenda listës.
Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme.
Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet. /InLajmi/