Në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, u.d presidentja Vjosa Osmani ka treguar për synimet e vendit në të ardhmen, raporton InLajmi.
Osmani tha se Pavarësia nuk do të mund të arrihej pa presidentin e ndjerë Ibrahimi Rugova, komandatin Adem Jasharin si dhe dëshmorët e rënë për liri.
“Rruga të cilën e ndoqëm nuk ishte e lehtë dhe u deshtë shumë mund i grave dhe i burrave.Ne duhet ta mbrojmë këtë ditë të bekuar ngase nuk ka dashuri më fisnike se ajo e atdheut tëndë. Pavarësia nuk do të arrihej pa presidentin Rugova dhe komandatin Jashari me familje dhe të gjithë dëshmorëve. Nga një vend që përjetoi luftën se sot po bëjmë hapa për të bërë kontribut për paqe në vende të tjera. FSK-ja është ushtria më e re në botë dhe gjatë gjithë kësaj kohe FSK-ja po punon në realizimin e synimit të anëtarësimit në NATO”, ka thënë Osmani. /InLajmi/