“Në Prizrenin historik, nēnshkruhet marrëveshja historike mes Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor”, – tha për InLajmin, Arben Lila, kryetar i FBAK-ut, shkruan InLajmi.
Edhe pse ka shumë vite qē kanē bashkēpunim të ndërsjellë, Artur Guni nga Shqipëria dhe Arben Lila nga Kosova, mbrëmē nē Kryeqytetin shpirtëror e Kulturor, nē Prizren nënshkruan Memorandumin e parë tē bashkēpunimit ndërmjet dy Fedaratave, e cila veq tjerash unifikon shënimin e shtigjeve në dy vendet tona, Shqipëri dhe Republikën e Kosovës!
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nē njē ceremoni modeste, kryetari i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni, tha – “Zgjodhëm Prizrenin e lashtë dhe me domëthenie historike, për të dhënë një mesazh bashkimi e ndërveprimi konkret ndërmjet dy anëve të kufirit ndërshqiptar, duke hapur rrugën e bashkëpunimit për të gjitha fushat e zhvillimit të Alpinizmit e Turizmit malor”.
Ndërkaq, kryetari i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, Arben Lila, tha se kjo marrëveshje, hap shumē shtigje tē reja të zhvillimit dhe të bashkëpunimit tē Federatave tona.
“Kjo marrëveshje kaq e rëndësishme, pos shkēmbimit tē pērvojave nga lēmi i alpinizmit, bjeshkētarisē dhe tē turizmit malor, themelimit tē shkollave tē përbashkēta alpinistike, parasheh edhe organizimin e Ekspeditave të përbashhkēta nēpër botë, unifikimin e sinjalistikës për shënjimet e shtigjeve në dy vendet tona”, u shpreh pēr InLajmin Z. Lila. Osman Goranci /InLajmi/