Uran Ismaili nga radhët e PDK-së ka uruar qytetarët me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se nuk ka datë më të rëndësishme se kjo, për të kujtuar dhe nderuar të gjithë heronjtë dhe martirët e kësaj toke, që sipas tij me gjakun e tyre vunë themelet e këtij shteti.
Po ashtu ka shtuar se mendjet dhe janë pranë çlirimtarëve që vulosën këtë ditë, e që sot nuk janë këtu, Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ka ditë më të madhe se kjo, Dita e Pavarësisë së Kosovës, për të shënuar sakrificën shekullore të popullit tonë për liri. Nuk ka datë më të rëndësishme se kjo, për të kujtuar dhe nderuar të gjithë heronjtë dhe martirët e kësaj toke, që me gjakun e tyre vunë themelet e këtij shteti.
Në këtë datë krenarie, mendjet dhe zemrat tona janë edhe pranë çlirimtarëve që vulosën këtë ditë, e që sot nuk janë këtu, Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Por, edhe ata sot gëzojnë dhe festojnë, sepse e dinë që Kosova për të cilën luftuan dhe punuan, sot është Kosova ku secili qytetar ka mundësi që i lirë t’i ndjekë ëndrrat e veta për të ardhmen.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! /InLajmi/