Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 13 vjetrorit të Pavarsisë së Kosovës, vizitën e tij tutje e vazhdoj në Prekaz, raporton InLajmi.
Pas homazheve Haradinaj ka ripërsëritur deklaratën e tij se nëse Kosova bllokohet për integrim euro-atlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.
“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euro- atlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj. /InLajmi/