Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka uruar gjithë shqiptarët , përcjell InLajmi
Lideri i opozitës shqiptare, me anë të videomesazhi, shprehet se shteti i Kosovës do ta ketë gjithmonë mbështetjen e tij.
Ai ka thënë se të gjitha institucionet e Kosovës kanë tashmë të gjithë përvojën, energjinë dhe vendosmërinë për ta çuar Kosovën përpara drejt njohjeve të reja ndërkombëtare.
“Sot Kosova përballet me sfida të mëdha. Po unë jam i sigurt se qytetarët e Kosovës, forcat politike të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë tashmë të gjithë përvojën, energjinë dhe vendosmërinë për ta çuar Kosovën përpara drejt njohjeve të reja ndërkombëtare, drejt fuqizimit të ekonomisë së saj dhe prosperitetit për çdo qytetar të Kosovës. Në këtë rrugëtim nuk do të jeni kurrë vetëm. Shqipëria do të jetë krah për krah me ju dhe unë ju garantoj se çdo ditë të jetës time”, ka thënë Basha./InLajmi/