Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës ka bërë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton InLajmi.
Me këtë rast ai tha se elita politike duhet të qëndrojë e bashkuar pasi vetëm në atë mënyrë do të realizohet amaneti i dëshmorëve.
“Ka vetëm një arsye pse ne duhet me qenë të bashkuar, në mënyrë që t’i cojmë proceset përpara, nëse jemi të përçarë nuk do të mundemi të zhvillohemi, vetëm të bashkuar jemi duke e realizuar amanetin e dëshmorëve”,tha ai.
Ai tutje ka shktuar se vetëm të bashkuar mund të dërgohen proceset përpara, dhe se në të kundërtën mund të zgjasin edhe më shumë këto procese, për të cilat ka shumë nevojë vendi që të përfundohen, sidomos për t’i dhënë zhvillim ekonomik vendit.
“U desh shumë mund e sakrificë për të ardhur te kjo ditë. Sot së bashku me kryetarin Lladrovci, drejtorë e asambleistë, shoqata të dala nga lufta, Policinë e Kosovës, po bëjmë nderime për ata që na mundësuan ne që sot të jemi të lirë e të festojmë me dinjitet. Kjo ka vetëm një arsye që të jemi të bashkuar, për t’i çuar përpara proceset. Përndryshe po vazhduam të jemi të përçarë mund të na zgjasin edhe më shumë këto procese, për të cilat ka shumë nevojë vendi që të përfundohen, sidomos për t’i dhënë zhvillim ekonomik vendit. Vetëm atëherë mund të themi se jemi duke finalizuar amanetin e dëshmorëve. Urime të gjithëve”, ka thënë Jashari. /InLajmi/