Kandidatja për deputete më e votuara nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka dalur të jetë Rrezarta Krasniqi, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një njoftimi, ku ka thënë se ndjehet krenre me përkrahësit e saj.
Po ashtu ajo nuk ka harruar edhe t’a urojë Vëvizjen Vetëvendosje e cila doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë i saj:
Dje Kosova votoi për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ishte një proces demokratik dhe zgjedhje fer.
Krenare që jam banore e këtij vendi, që dha shembull të demokracisë duke mbajtur pishtarin e asaj se kur flet qytetari, të gjithë duhet të heshtin dhe të pranojnë verdiktin.
Unë, dua t’i falenderoj të gjithë bashkëvendasit e mi që më votuan edhe kësaj radhe, me ç’rast për herë të tretë, u zgjodha kandidatja më e votuar nga dega e LDK-së në Vushtrri.
Një përkulje ndaj gjithë atyre që shprehën besimin ndaj meje, duke ua konfirmuar sërish, se premtimet do t’i dërgojë në vend. Faleminderit strukturave të degës së LDK-së në Vushtrri dhe të gjithë aktivistëve.
Në emër timin personal, urime partisë fituese, me shpresën se të gjitha punët do t’i orientojë për të mirën e qytetarëve. LDK-ja nuk do ndalet. Përkundrazi, historia ka treguar se pikërisht kur të tjerët na kanë llogaritur poshtë, atëherë ia kemi filluar ngritjen. /InLajmi/