IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes në Kosovë, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit komuna e Prishtinës paraprinë me rastet e vdekjes ku janë shënuar 2 raste nga koronavirusi.
Ndërkaq betejën me koronavirus e ka humbur edhe një person nga komuna e Vushtrrisë.
Ndërsa mosha më e re është e një e një personi 42 vjeç nga komuna e Prishtinës
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 e deri më tani në vendin tonë janë raportuar gjithsej 1.548 raste të vdekjes. /InLajmi/