Kryetari i degës së PDK-së në Prizren , Shqir Totaj është shprehur falenderues ndaj të gjithë atyre që e kanë përkrahur këtë subjekt në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjellë InLajmi
Ai i ka uruar fitoren VV-së duke thënë se gëzon respekt ndaj kësaj partie..
Tutje ka uruar që të mos dështoi ky subjekt politik si pushtet local në Prizren.
Postimi i plotë i tij:
Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme te 14 Shkurtit dëshiroj të falënderoj të gjithë akterët për mirëvajtjen e procesit zgjedhor.
Gjithashtu u jam mirënjohës të gjithë atyre që punuan dhe kontribuan për PDK-në.
Rezultatin e zgjedhjeve e njoh dhe e respektoj dhe VV-së ia uroj fitoren.
Uroj qe të mos dështojnë shpejt si në pushtet lokal në Prizren, e të mos i zhgënjejnë votuesit ! /InLajmi/
