Në një ditë me shumë dashuri si ajo e djeshmja (Shën Valentini), princi Leka dhe bashkëshortja e tij Elia, vendosën t’u bëjnë ndjekësve të tyre një dhuratë shumë të bukur: imazhet e vajzës së tyre.
Rënia e dëborës së parë për Geraldinën e vogël, erdhi brenda shtëpisë pasi jashtë bëntë shumë ftohtë. Në një fotografi me babin dhe më pas me gjyshen dhe Elian, çifti ka vendosur të tregojë portretin e Geraldinës.
“Dhe përderisa Geraldina nuk dilte dot në borën e saj të parë… bora erdhi tek ajo”.- shkruan Elia. Një babagjysh prej bore me trëndafila për të personifikuar dhe festën e dashurisë.