Policia e Kosovës ka njoftuar se një person më sëmundje mendore ka sulmuar zyrtarët policorë, përcjell InLajmi.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i njejëti ka sulmuar me një shufër metali, ku më pas i është konfiskuar.
Ndërkaq siç njoftohet me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./InLajmi/