Lidhja Demokratike e Kosovës po shënon humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që u mbajtën dje.
Nga 98,53% e votave të numëruara deri në orën 10:58 kur KQZ i ka përditësuar rezultatet për herë të fundit, partia më e vjetër në vend numëron vetëm 102 mijë e 786 vota, apo 13,14%.
Në asnjë komunë të Kosovës, LDK-ja nuk është në vendin e parë dhe as afër vendit të parë. Në Komunën e Gjilanit, që udhëhiqet nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, LDK shënon njërën nga humbjet më të madhe regjionale. Në këtë komunë, nga të gjitha votat e numëruara, LVV ka marrë 63,24% të votave, ndërsa LDK-ja 16,03%.