Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje, përcjell InLajmi.
Ai ka theksuar se kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës.
Postimi i plotë i tij:
09:00 – Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës. /InLajmi/