Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka hedhur votën e tij në Shkollën Fillorë “Shkëndija”, në Hajvali të Prishtinës, raportin InLajmi.
Pacolli ka thënë se është duke shpresuar se do të dalin qytetarët në zgjedhje të votojnë për një jetë më të mire.
Po ashtu ai ka uruar që 14 shkurti të shërbejë në të mirë të vendit.
“Shpresoj që të dalin qytetarët në zgjedhje të votojnë për një jetë më të mirë, shpresoje qe kjo ditë të shkojë mirë e të shërbejë edhe për të tjerët”, ka thënë Pacolli pas votimit./InLajmi/