Kandidatja për deputete nga Alternativa e Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka kryer obligimin qytetar, duke votuar në një qendër të votimit në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se zgjedhjet janë mënyra e vetme që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre.
Postimi i plotë i saj:
Unë votova sot në vendlindjen time #Gjakovë Zgjedhjet janë themeli i demokracisë dhe mundësia e vetme për të gjithë qytetarët me të drejtë vote të shprehin vullnetin e tyre për vendin që duan. /InLajmi/