Bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta së bashku me djalin, Klestorin kanë votuar në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë, sot në mesditë.
Votimi është përcjellë edhe nga mediat.
Ata kanë kryer të drejtën e tyre të votimit pa kryefamiljarin Kadri Veseli shkruan EO.
Është hera e parë që Kadri Veseli ka munguar në një proces të tillë zgjedhor për shkak që nga nëntori i vitit të kaluar është duke u përballë me procesin gjyqësor në Hagë.