Lëvizja Vetëvendosje në përfundim të procesit të votimit, dhe në fillim të procesit të numërimit të votave të 14 shkurtit i është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve që të kenë vigjilencë në numërimin e votave, përcjell InLajmi.
VV-ja përmes një njoftimi i ka thënë se këta të lartëpërmendurit janë garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë.
Postimi i plotë i VV-së:
Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve.
Ju lutemi për vigjilencë.
Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë.
Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju! /InLajmi/