Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka kryer obligimin e saj qytetar duke votuar në qendrën e votimit 1907E në Fakultetin Teknik në Prishtinë, raporton InLajmi.
Daka ka thënë se KQZ ka kryer të gjitha përgaditjet dhe se shpreson i gjithë procesi të shkojë mirë
Ajo pas votimit, në një deklaratë për media ftoi të gjithë qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID-19, ndërsa partitë politike rregullat e KQZ-së.
“Posa e përfundova obligimin kushtetues dhe si kryetare e KQZ-së mund të them tashmë se kemi bërë të gjitha përgatitjet”, tha Daka,
Tutje ajo tha se sot tërë procesin ia dorëzojnë subjketeve politike dhe qytetarëve, pasi KQZ ka kryer detyrat e saj dhe tani më vetëm monitoron procesin.
Kryetarja e KQZ-së ftoi qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID-19.
Daka po ashtu ftoi subjektet politike që të respektojnë rregullat e KQZ-së, ligjin për zgjedhjet dhe Kushtetutën.
/InLajmi/