Gjatë ditës së sotme është duke u zhvilluar procesi zgjedhor në mbar vendin tonë, përcjell InLajmi.
Deri më tani janë raportuar nga gazeta InLajmi kryesuesit e subjekteve politike, dhe disa nga kandidatët për deputet.
Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të drejtën për të votuar janë duke e shfrytëzuar edhe të burgosurti.
Madje siç njoftohet se edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan janë duke votuar.
Postimi i plotë i Shërbimit Korrektues të Kosovës:
Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.
Të drejtën e votës po e shfrytëzojnë edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan. /InLajmi/