Nisma Social Demokrate ka reaguar pasi Exitpollet po thonë se ajo nuk e do kalojë fare pragun nga këto zgjedhje, përcjellë InLajmi.
Në reagimin e Nismës thuhet se saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla
Tutje, Nisma thotë se saktësia e Exit Pollëve nuk vlen për partitë e vogla.
Postimi i plotë i Nisma Socialdemokrate:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMA-së që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
Sipas raportimeve nga degët dhe zyrtarët e NISMA në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
NISMA Socialdemokrate!/InLajmi/