Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar të drejtën qytetare për të votuar , raporton InLajmi.
Haradinaj së bashku me bashkëshorten kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.
”E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, ka thënë ai./InLajmi/