Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se deri më tani, të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3 % që i bie rreth 670 mijë qytetarë, ku konsiderohet përqindje është më e lartë se zgjedhjet e kaluara, raporton InLajmi
Ndërkaq komunat me dalje më të madhe të qytetarëve janë ajo e komunës së Prishtinës dhe Ferizajt.
Numri i votueseve mbi 40%, ndërsa në komunat me shumicë serbe dalja vazhdon të mbetet më e lartë me mbi 50%.
Rajoni i Prizrenit sipas DnV-së vazhdon të mbetet me daljen më të ulët.
Gjithashtu është bërë e ditur se në 41 për qind të vendvotimeve është respektuar kërkesa e KQZ për heqje të maskës me qëllim të identifikimit./InLajmi/