Gjatë prcesit zgjedhor në Veti të Mitrovicës janë raportuar parregulli në procesin zgjedhor, raporton InLajmi.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën për media është sçaruar lidhur me parregullsit në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut.
Me këtë rast ajo ka thënë se lidhur me çështjen në fjalë është duke u marrur prokuroria duke e konsideruar këtë si vepër penale.
“Me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria sepse është një vepër penale. Pasi që të kemi informatat e plota dhe Prokuroria të bëjë hetimin komplet do ta dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht “,ka thënë Daka. /InLajmi/