Procesi i votimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ku qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit në mbarë vendin, përcjell InLajmi.
Ndërkaq rrugët e vendit janë mjaft të vështira për t’u kaluar nga bora e cila i ka mbuluar.
E një mërgimtar i cili ka ardhur në Kosovës, ka dalur t’i pastroj rrugët me makinerinë e tij.
Mërgimtari Rifat Sertolli ka përdorur makinën e tij për të hequr borën nga oborri i qendrës së votimit në Bellanicë të Malishevës.
Pamjet janë realizuar pak minuta para hapjes së qendrës së votimit – shkollës “Ismail Qemali” në Bellanicë. /InLajmi/.