Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tani nuk ka pasur as edhe një vërejtje për mbarvajtjen e procesit zgjedhor, raporton InLajmi.
Në një konferencë për medie zëdhënësja e shtabit të LDK-së Ardita Dushi është shprehur se deri më tani sipas saj nuk ka pasur asnjë parregullsi në këtë process.
Dushi u shpreh se përkundër motit të ligë dalja e qytetarëve është e afërt me ato të zgjedhjeve të kaluara.
“Dalja e votuesve përkundër kushteve të vështira atmosferike po vazhdon të jetë në përputhje me trendin e zakonshëm. “Edhe brenda qendrave ta votimit të ketë rend dhe LDK u bën thirrje gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre pa asnjë ndikim”,ka thënë Dushi. /InLajmi/