Kosova sot voton dhe partitë politike tashmë kanë publikuar oraret se kur do të votojnë kandidatët për kryeministër, përcjell InLajmi.
I pari që do të votojë është kandidati për kryeministër nga PDK Enver Hoxhaj, ai do të votojë në ora 09:00 ndërsa gjysmë ore më vonë voton kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.
Në ora 09:30 voton kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti.
Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë ndërkaq në të njejtën orë voton edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
U.d e presidentit, Vjosa Osmani voton në ora 10:00.
Lista:
09:00
Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, voton në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë)
09:30
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, me bashkëshorten Serveten, votojnë në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë)
09:30
Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidat i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti, voton në Fakultetin Ekonomik. (Fakulteti Ekonomik, Prishtinë)
09:30
Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, voton në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Shkolla “Ali Sokoli”, Prishtinë)
10:00
U.D. e presidentes, Vjosa Osmani, voton në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik. (Fakulteti Teknik, Prishtinë)
10:30
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me bashkëshorten Qefseren votojnë në shkollën “Emin Duraku”. (Shkolla “Emin Duraku”, Prishtinë) /InLajmi/