Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në konferencën e parë pas mbylljes së vendvotimeve ka thënë se dalja në zgjedhje ka qenë e kënaqshme dhe nga kjo dalje sipas saj, fjala referendum ka qenë e qëlluar, raporton InLajmi.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë për të festuar për shkak të situatës më pandeminë.
“Kam mirënjohje për qytetarët. Dalja e tyre në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme dhe fjala referendum ka qenë r qëlluar. Festë ta bëjmë secili në shtëpitë tona dhe të mos tubohemi shkaku i pandemisë. Arsyeja tjetër është se në këto momente po ndodh numërimi i votave sepse duhet ta garantojmë votën e lirë. Të mos festojmë në sheshe por pranë familje”, tha ajo./InLajmi/