Zyrtari i lartë i Lëvizjës Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur pas mbylljes së vendvotimeve dhe daljes së parë të Exit Pollëve
Në një lidhje direkte në Pressing të Televizionit 7, Haskuka, që udhëheq komunën e Prizrenit ka thënë se partia e tij ka dalë e para në këtë qytet dhe shumë të tjera.
“Vetëvendosje ka fituar me një përqindje shumë të madhe. Ka qen një referendum popullor. Edhe në vendet ku kemi qenë të dytë e të tretë, kemi dalë të parët”, ka thënë Haskuka.
“Fitorja është më e madhe se në Exit Poll-et që po dalin”, shton ai.