Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë në Partesh.
Sevdije Sadiku në një lidhje direkte në T7 ka thënë se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë vonesë apo parregullsi.
“Ka mjaftueshëm një numër të madh të atyre që do të dalin në votim, të gjitha qendrat janë hapur. Çdo gjë deri tash ka qenë në rregull”, ka thënë ajo.
Sadiku thotë se me kohë ka arritur materiali i ndjeshëm.
“Ka arritur me kohë edhe materiali i ndjeshëm”, tha e njejta.