Kutitë e votimit janë hapur edhe në Prizren. Votimi tashmë ka nisur edhe në shkollën “Abdyl Frashëri”, përcjell InLajmi.
Menaxheri i qendrës Alidin Flugajn, ka thënë se gjithçka ka nisur me kohë në këtë qendër dhe se tashmë qytetarët kanë nisur të votojnë.
Flugajn ka thënë se në këtë qendër votojnë mbi 10 mijë votues dhe gjithçka është gati.
Ai ka shtuar se deri më tani nuk ka pasur asnje problem./InLajmi/