Aktori i njohur Çun Lajçi është njëri nga personat e infektuar me koronavirus i cili do të votoj nga shtëpia e tij, përcjell InLajmi.
Lajçi ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ka votuar sipas tij për fatin e Kosovës.
Ndërkaq kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot ka angazhuar ekipe mobile për t’u mundësuar votimin të gjithë atyre që janë të infektuar me koronavirus.
Postimi i plotë i tij:
Unë votova
Përsonat përgjegjës erdhën n’banesën time
Tek unë i infektuemi me Covid
Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës
Tue i përzgjedhë ATA që s’e duen interesin përsonal
Por Atdheun! Urime KOSOVË! /InLajmi/