Progresi dhe dominimi i Liverpoolit në elitën e futbollit anglez po shkon drejt fundit.
Pas dominimit kohëve të fundit, “Të Kuqtë” kanë rënë në formë dhe mund të bëjnë ndryshime në afatin kalimtar veror.
Shkaku i problemeve me lëndime dhe lëndimeve, skuadra e Jurgen Klopp ka vuajtur këtë edicion.
Kështu, në verën e ardhshme, nga Liverpooli mund të largohen gjashtë futbollistë.
Futbollistët në fjalë sipas “Twelfth Man Times” janë Alex Oxlade-Chamberlain, Naby Keita, Ginui Wijnaldum, Adrian, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi, transmeton Gazeta Express.

Që nga viti 2018, Shaqa ka bërë 55 paraqitje me Liverpoolin, ka shënuar 8 gola.