Sot në mbrëmje ka ndodhur një vrasje, një person 23 vjeçar është vrarë dhe dy persona janë plagosur në Mitrovicë.
Jepi zë, ka raportuar se ky rast ka ndodhur afër stacionit hekurudhor në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për policinë e Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka deklaruar Zahiti.