Pakujdesia gjatë larjes së enëve duke bërë shpeshherë që mbetjet e ushqimeve të depërtojnë brenda në lavaman, mungesa e higjienës dhe derdhja e vazhdueshme e llojeve të ndryshme të yndyrës janë disa nga shkaqet të një prej problemeve më të zakonshme në kuzhinë, bllokimi i lavamanit. Edhe pse në treg keni një pafundësi produktesh zhbllokuese që mund t’ju kryejnë punë, shumë prej tyre përmbajnë kimikate që shkrijnë tubat plastikë dhe krijojnë hapësirë për mbetje të tjera.
3 hapa të shpejtë si të zhbllokoni, lani dhe dezinfektoni lavamanin e kuzhinës pa shumë mund e shpenzimë:
SODË BUKE: Shtoni 2-3 lugë çaji me sodë buke në lavaman dhe lë veprojë për 15 minuta derisa tubat ta absorbojnë plotësisht. Sakaq soda e bukës do e ketë dhënë efektin e saj dhe nuk ju ngelet veçse të bëni shpëlarjen me ujë të pastër.
2.UTHULL MOLLE: Hidhni një filxhan me uthulle molle në lavaman dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, në fund lajeni me ujë të pastër, pa përdorur as furçë e as sfungjer, shkruan Living.
3.UTHULL RRUSHI: Uthulla e bardhë e rrushit ka të njëjtin efekt si uthulla e mollës. Mjafton të shtoni një filxhan kafeje me uthull të bardhë dhe të ndiqni radhën e mësipërme të punës.
