Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në vazhdën e vizitave të tij ka qenë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran të Vitisë, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj vizite Miniztri Zemaj ka dhuruar QKMF-së “Nënë Tereza” një autoambulancë.
Ai ka treguar që masat kundër koronavirusit ku ka thënë se këto masa ka qenë në fuqi që nga shtatori i vitit të kaluar.
Sipas tij, vetëm 2 masa janë ndryshuar e njëra prej tyre është ora policore, pasi thotë se nuk e
kanë pa të arsyeshme të vazhdojë pasi gjendja është stabile.
“Kjo masë është nga fundi i shtatorit dhe nuk është masë e re, masat e reja janë vetëm krijimi i kushteve që të kthehen në objektet e tyre sipas manualit, ku mund të ushtrohet aktiviteti mësimor pa e rrezikuar shëndetin”.
“Dy masa të tjera që ja të ndryshuar është ora policore dhe ka qenë e pa arsyeshme të vazhdojmë pasi që e kemi një situatë të qetë në vend dhe asnjë mas nuk është ndryshuar dhe ato mbesin të njëjta edhe sot kemi numër rekord të testimeve dhe sapo më lajmëruan që janë bërë afër 3 mijë testime dhe pozitiviteti është diku rreth 13% dhe i kisha lut qytetarët që mos të bien pre e manipulimeve të fushatave të ndryshme agresive kundër institucioneve”.
E për mërgatën ka shtuar se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka lejuar mërgatën të vi 2 herë në rrethana epidimiologjike.
Ndërsa se a është konsultuar me Bordin Këshillëdhënës apo me ekspertë ministri në detyrë është shprehur se bordi është për t’i dhënë këshilla, ndërsa si institucion zyrtar që vendos është IKShPK-ja dhe MSh-ja.
“Bordi këshillëdhënës është një trup e formuar nga unë që marr këshilla nga ata, ndërsa institucion zyrtar është IKShPK-ja dhe MSh-ja dhe për këtë duhet të bëhet dalim”, ka thënë Zemaj
Kurse kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka falënderuar ministrin për mbështetjen e vazhdueshme në menaxhimin e pandemisë.
“Vitia është një prej komunave më të rralla që i ka 2 emergjenca. Tash ministri dhe MSh-ja na ka siguruar një autoambulancë moderne kjo ka qenë nevojë shumë e madhe për ne”. /InLajmi/