Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, gjatë ditës së premte ka zhvilluar një takim me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, përcjell Inlajmi.
Gjatë bashkëbisedimit fokusi i bisedës së tyre ishte mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Postimi i plotë i tij:
Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale.
Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vite burgim. /InLajmi/