Lideri i VV-së Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani gjatë kësaj të premte kanë marshuar shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Por dita e fundit e fushatës zgjedhore siç duket këtij subjekti politik nuk i ka shkuar ashtu siç e kanë paramenduar, pasi që pjesëmarrja e qytetarëve ishte me numër të vogël.
Edhe pse këndi i videos së tyre tregonte turma mjaf të mëdha të pjesëmarrësve, ndryshe nga kjo nga fotografitë e realizuara nga mediat shihet një gjë e kundërt.
E kryeqytetin VV-ja e konsideron si bastion kryesorë të partisë së saj, por gjatë përmbylljes së fushatës dukej diqka krejtësisht e zbehtë. /InLajmi/





















