
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e gazetarit tashmë të ndjerë Bedri Sadiku, përcjell InLajmi.


Hoti ka thënë se ikja në amshim e doajenit të gazetarisë kosovare Bedri Sadiku, është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Ikja në amshim e doajenit të gazetarisë kosovare Bedri Sadiku, është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Ai tutje ka ngushëlluar familjen Sadiku dhe kolegët e tij bashkëpunëtorë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Bedri Sadiku, i cili me punën e tij të palodhshme për dekada me radhë, njoftoi opinionin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve.
Puna dhe angazhimi i tij në gazetën Rilindja në Prishtinë gjatë viteve të ‘80-ta dhe pastaj gjatë viteve të ‘90-ta në Tiranë dhe Shkup, ishte kontribut i çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare shqiptare.
E nderuara familje Sadiku dhe gjithë komuniteti i gazetarëve, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! “,ka thënë Hoti.
Nderkaq gjatë ditës së djeshme ka vdekur gazetari Bedri Sadiku në moshë 64 vjeçare në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij.

Sadiku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët e ngushtë, pas një sëmundje të shkurtër.
Bedri Sadiku u lind në Preshevë, ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin Filologjik në Shkup dhe studimet master në Zagreb të Kroacisë.
Për shumë vjet rresht punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve 80-të, ndërsa më vonë gjatë viteve 90-të në Tiranë dhe Shkup. Sadiku ishte gazetar shumë vjeçar i gazetës Rilindja. /InLajmi/