Mbajtja e një maske të ngushtë kirurgjikale, ose dyfishimi i maskave, mund të zvogëlojë ndjeshëm transmetimin e Covid-19 dhe të ngadalësojë përhapjen e llojeve të reja, më të transmetueshme, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Studiuesit zbuluan se nëse 2 persona mbajnë të 2 maska kirurgjikale ose nëse të 2 mbajnë maskë pëlhure mbi një maskë kirurgjikale, ekspozimi ndaj grimcave virale ulet me më shumë se 95%.
“Të dhënat në këtë raport nënvizojnë konstatimin se përshtatja e mirë mund të rrisë efikasitetin e përgjithshëm të maskës”, shkruan autorët (via WebMD). “Mënyra të shumta të thjeshta për të përmirësuar përshtatjen janë demonstruar të jenë efektive.”
Përmes një eksperimenti të simuluar të frymëmarrjes, u arrit në përfundimin se veshja e një maske lecke mbi një maskë kirurgjikale rrit mbrojtjen për personin që mban maskë, duke bllokuar 83% të grimcave të vogla.