Qytetarët e Podujevës kanë dalë sot në protest para objektit të Komunës së tyre, në formë reagimi për sulmin fizik që kryetari komunës, Shpejtim Bulliqi ushtroi ndaj një qytetari, njëherësh zyrtar komunal.
“Edhe uzurpator edhe i dhunshëm. Stop dhunës ndaj qytetarit. Populli nuk duron dhunë”, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin pankartat e qytetarëve.
Përpos këtyre thirrjeve që qytetarët patën para objektit komunal të njëjtit marshuan edhe nëpër qytet.
Pavarësisht se dje u publikua edhe video-incizimi ku Bulliqi shihej duke sulmuar fizikisht qytetarin në fjalë asnjë reagim nuk erdhi nga ana e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me këtë rast, shkruan Reporteri.
Madje i njëjti u pa sot përkrah Bulliqit në tubimin që pati në Llap.