Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mirënjohje përkrahësve nga Prizreni të kësaj partie për mbështejen e fuqishme, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se nga ky vend historik i kombit tonë, fryma çlirimtare është bartur brez pas brezi.
Duke vazhduar fushatën në qytetin e Prizrenit ka treguar se së bashkume strukturat e Nismas në këtë vend nderuan heronjtë dhe vizituan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Postimi i plotë i tij:
Në qytetin e bukur të Prizrenit, ishim për të takuar strukturat tona dhe bashkë me ta, nderuam heronjtë tanë dhe vizituam Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
U jemi tejet mirënjohës mbështetësve tanë në Prizren, që janë rreshtuar fuqishëm krah çlirimtarëve të 121-it, që pas 14 shkurtit, në Parlament e kudo do të angazhohen për rikthimin e të vërtetës sonë kombëtare dhe historike./InLajmi/
